Avioni i pasagjerëve ulet gabimisht mbi lumin e ngrirë në Rusi

28/12/2023 16:36

Një avion pasagjerësh me 34 njerëz në bord është ulur sot në vijën e një lumi të ngrirë në Lindjen e Largët ruse, siç duket prej një gabimi pilotimi.

Nuk raportohet për të lënduar nga ulja e avionit të linjave Polar Airlines të modelit të epokës sovjetike Antonov An-24 në shtratin e lumit të ngrirë Kolima, jo larg tokës.

Vendi ishte pranë pistës së aeroportit të Zyryanka.

Hetimet fillestare të zyrtarëve thonin se ishte një gabim i pilotit, i cili ka rrezikuar thridhjetë pasagjerët dhe katër anëtarët e ekuipazhit që ishin në bord.

Avioni ishte ngritur nga Yakutsk, kryeqyteti republikës Sakha në Lindjen e Largët ruse.

Ai duhet të ulej në Zyryanka, 1,100km larg në verilindje, dhe më pas të fluturonte drejt qytetit të Srednekolymsk para se të rikthehej në Yakutsk, thonin mediat vendase.

Video të regjistruara nga pasagjerët tregonin avionin thuajse në qendër të Kolima në Siberi ku temperaturat mund të bien deri në -40C në këtë periudhë të vitit.

Prokurorët thanë se avioni ishte ulur në bregun ranor të lumit, sipas një gjurme të rrëshkitjes që mjeti i madh kishte lënë në akull.

Ata nuk kane bere te ditura shkaqet e incidentit.

FOTO GALERI
3/5
Prokurorët thanë se avioni ishte ulur në bregun ranor të lumit, sipas një gjurme të rrëshkitjes që mjeti i madh kishte lënë në akull.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA