Ilir Paço ka nisur nga Korça turin me ekspozitën e tij duke sjellë për publikun skicat e realizuara mbi fletët e lajmeve.
35 skica me tematika të ndryshme u ekspozuan në ambientet e Galerisë së Bibliotekës duke përcjellë përjetimet emocionale të moderatorit gjate edicioneve informative ne ekranin e Top Channel.
Nën tekstet e zhvillimeve më të rëndësishme nga aktualiteti, politika, kronika dhe fusha të tjera Paço ka arritur të realizojë një skicë që nuk lidhet me tematikën e lajmit por që vjen si një frymëzim i tij momental dhe vetëm me një stilolaps kthehet në art.
“Kam dëshirë ta njih nga Korça, një turn në të gjithë Shqipërinë. Pas Tiranës, Korça është e para, e dua shumë. Është një kënaqësi të ekspozosh punimet e bëra gjatë punës në edicionin e lajmeve”, tha Paço.
“Këto skica nisën shumë rastësisht. Nisa të punoja si çdo njeri që krijon, nuk e kupton nga të vjen frymëzimi. Ia vente vërtetë se është si një ekspozite ditar”, shtoi ai.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur në Korçë për dy javë ndërsa synimi është që të hapet edhe në qytetet e tjera turistike të vendit.
Top Channel