Mediat turke dënonin sot një video të shpërndarë sot në rrjetet sociale ku të mitur e burra të moshuar palestinezë shiheshin vetëm në të mbathura, të rreshtuar në një fushe futbolli në veri të Gazës nga ushtria.
Agjencia shtetërore Anadolu shkruante se dhjetra palestinezë ishin grumbulluar për shfaqjen çnjerëzore të ushtrisë me burrat e të miturit e zhveshur në fushën sportive, nën kërcënimin e armëve dhe të topave të tankeve izraelite.
Mediat shkruanin se nuk dihet çfarë ka ndodhur më pas me të ndaluarit teksa as ushtria izraelite nuk ka komentuar mbi pamjet e rënda.
Grupi Hamas dënonte incidentin duke thënë: “Ushtria pushtuese izraelite filmon dhjetra civilë palestinezë në Gaza pasi i arreston dhe i zhvesh në motin e ftohtë, çka është një krim lufte”.
The Israeli army gathered Palestinian civilians, including children and the elderly, are seen being held by the Israeli army in a playground after being stripped down to their underwear https://t.co/Un8310UW9C pic.twitter.com/3112zYkH25
— Anadolu English (@anadoluagency) December 26, 2023
Ata nxisnin grupet e të drejtave “të dokumentojnë këtë krim që bie në kundërshtim me të drejtat më bazike njerëzore”, si dhe bënin thirrje për “monitorim të kushteve të mbajtjes së civilëve në vendndodhje të panjohura nga ushtria”.
Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës që prej sulmit të grupit Hamas brenda Izraelit më 7 tetor, duke vrarë të paktën 20,700 palestinezë e duke plagosur 50 000 të tjerë, njoftojnë autoritetet vendore palestineze, shkruan Anadolu.
Mediat britanike gjithashtu publikonin pamjet e abuzimit.
Më 10 nëntor një zyrtar izraelit uli shifrën e viktimave të sulmit të Hamas më 7 tetor ne “rreth 1,200 njerëz” dhe prej atëherë Tel Aviv nuk ka dhënë më informacione për viktimat e sulmit.
Sulmet izraelite kanë lënë Gazën në rrënoja dhe më shumë se gjysma e territorit bregdetar është i rrafshuar nga bombat, ndërsa popullsia prej 2 milionë njerëz është në mungesë ushqimi dhe uji të pijshëm./AnadoluAgency/
Top Channel