Tuneli i Murrizit drejt fundit/ Balluku: Infrastrukturë jashtëzakonisht sfiduese! Rama: Punimet janë cilësore

26/12/2023 14:37

Në kantierin Rrugës së Arbrit, kryeministri Edi Rma dhe zv.kryeministrja Belina Balluku inspektuan punimet e tunelit të Murrizit, i cili është drejt finalizimit.

Balluku tha se tuneli i Murrizit është një nga pjesët më të vështirë, ku progresi në gërmim ka qenë më i ulët krahasuar me vepra të tjera, për shkak të problematikave të shumta gjeologjike.

Ndodhemi në tunelin kryesor të Murrizit. Një tunel i përbërë nga dy tuba. Ndodhemi në tubin kryesor, ndërkohë që tubi tjetër është tubi ndihmës, lidhen me njëri tjetrin me 11 nyje lidhëse, 3 prej të cilave janë më të gjëra dhe kanë mundësi shkëmbimi. Gjatësia e këtij tuneli është 3789 metra, ndërkohë e tunelit ndihmës 3781 metra. Lartësia këtu është 6.8 metra, ndërkohë që tuneli ndihmës është 4.2 metra. Ka qenë një vepër me infrastrukturë jashtëzakonisht sfiduese. E kemi nisur këtë tunel në maj të vitit 2019, ndërkohë tunelin ndihmës e kemi nisur në korrik të 2019.  Na është dashur të përballemi me shumë sfida, pasi gjeologjia është totalisht e paqëndrueshme dhe volumet e kërkimit kanë qenë të mëdha. Janë përdorur më shumë se 26 ton hekur, pasi ka qenë shumë  e nevojshme që të strukturoren në mënyrë të tillë për të qëndruar.  Ka patur një angazhim shumë të madh nga të gjitha grupet që kanë qenë duke punuar. Kemi patur katër fronte që kanë qenë duke punuar dhe nga përllogaritje na janë dashur më shumë se 1400 ditë për tunelin e vogël dhe më shumë se 1600 ditë për këtë tunel. Sot jemi në fazën finale praktikisht. Kemi nisur nga e premtja e shkuar që të shohim dritë nga ana tjetër dhe sot është përfundimi dhe këtu hapen dhe mbarojmë përfundimisht gërmimet.” – tha zëvendëskryeministrja Balluku.

Kryeministri Rama vuri theksin tek cilësia e punimeve.

Ishte një shenjë e mirë që u hap para se të mbarojë viti se këtë ne nuk e prisnim. Ishte përshpejtim!  Thjeshtë ta mbarojmë me kulmin e cilësisë, pastaj kur të mbarojë të mbarojë. Brenda viti tjetër s’diskutohet, por le t’ia lëmë dhe pak fatit këtu se këtu çfarë s’kemi parë. Tani gjithësi është më në kontroll puna”. –u shpreh kryeministri Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA