Ish-drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare në një intervistë të gjatë të ditëve të fundit, foli edhe për raportin e shumëpërfolur mes tij dhe trajnerit Mauricio Sarri.
Tare theksoi se nuk ka pasur probleme me të ndërsa shtoi se Ciro Immobile nuk mund të kritikohet.
“Nuk kam pasur asnjë problem me Sarrin, secili kishte këndvështrimin e tij. U mundua të shkonim mirë dhe të jepnim konfributin për Lazion. Unë e theksoja shpeshherë në vitin e kaluar se objektivi i Lazios ishte kualifikimi në Champions, por ai donte të ishte më i rezervuar.
Immobile? Nuk i kuptoj ata që e kritikojnë. Për dikë të shënojë tetë gola në Serie A mund të jetë shumë, por për Immobilen janë shumë pak. Nuk duhet kritikuar, por duhet kuptuar. Kur Immobile është në formë është një lojtar i jashtëzakonshëm që bën diferencën”, u shpreh Tare.
Top Channel