“Mbajtëm peshqir të lagur”, qytetari rrëfen se si u shpëtuan flakëve dhe tymit që pushtoi pallatin

25/12/2023 22:29

Një tjetër i mbijetuar nga flakët masive që përfshinë pallatin sipër qendrës tregtare ka rrëfyer për mediat se si u shpëtuan flakëve.

“Shyqyr zotit që erdhi Idi lart dhe na ndihmoi, pronari pallatit, ishte e vështirë të dilnim, vetëm, tym shikonim. Isha unë, nusja ime, katër, pesë veta, nga poshtë flakët, tani jam mirë, vjehrra është aty, kunata shkoi në shtëpi. Tani nuk ka asnjë probleme, në kat të gjashtë. Nuk e di se si e kishin heq tymin, zbritëm mirë, dolëm me peshqir të lagur”, tha i mbijetuari për mediat.

Top Channel