Bamirësi për festa! Fondacioni “Dritan Hoxha” shpërndan dhurata nëpër Shqipëri

24/12/2023 13:24

Fondacioni Dritan Hoxha në bashkëpunim me Top Channel edhe ketë fundvit ka ndërmarrë një nisëm gjithëpërfshirëse në të gjithë Shqipërinë, për t’iu ardhur në ndihmë familjeve dhe fëmijëve që janë më në nevojë këtë prag Krishtlindjesh.

Ndalesa e parë ishte në qytetin e Pogradecit, në qendrën komunitare për fëmijët me aftësi të kufizuara, ku për 52 fëmijët që marrin trajtim në këtë qendër u shpërndanë ëmbëlsira, dhurata si dhe u organizua një feste.

Në Gjadër të Lezhës, në qendrën Rozalba, ku strehohen dhe mbrohen vajzat që kanë kaluar përvoja të rënda në jetën e tyre dhe punohet që të nisin një jetë të re duke lënë pas atë çfarë u ka ndodhur, u shpërndanë disa pako ushqimore. Janë rreth 22 vajza edhe fëmijë që strehoen në këtë qendër.

Në Tiranë u organizua një aktivitet artistik, ku dhjetëra fëmijë të qendrave komunitare në kryeqytet morën dhurata nga babagjyshi.

Dhjetëra familjeve në nevoje që jetojnë në varfëri ekstreme iu dorëzuan pako ushqimore.

Fondacioni Dritan Hoxha në vigjilje të Krishtlindjeve solli pak shpresë për këto familje. Që nga viti 2010 kur u krijua fondacioni që mban emrin e themeluesit të Top Media Group, Dritan Hoxha, krahas përmbushjes së misionit në fushën e medias, artit e kulturës, ka kontribuar edhe në çështje sociale që prekin familje apo grupe vulnerabël në nevojë.

Top Channel