Prej vitesh në ringjet e boksit shqiptarët kanë mundur të lënë emrin e tyre në kaosin e federatave të shumta deri diku të pakuptimta për shumë sportdashës, por që gjithsesi në disa arena europiane e rëndësishme ka qenë valëvitja e flamurit kuqezi në pamje të parë.
Por të flasësh për peshën e rëndë të këtij boksi dhe për kategorinë profesioniste është tjetër gjë. Sot vendi ynë ka një sportist kampion ndërkombëtarë si Nelson Hysa, i cili vërtetë prej 23 vitesh mban titullin e kampionit të vendit, por arritja e tij më e madhe është ajo në arenën ndërkombëtare ku për një vit e gjysmë ka mundur të jetë nga i fundit në 50-tshen më të mirë të Botës.
“E fillova nga fundi i 1400-ti përpara një viti e gjysmë dhe sot jam i 50-ti në botë.”
Kanë mbetur edhe pak ditë nga viti 2023 dhe Hysa po e mbyll me 10 ndeshje, të dhjeta të fituara me knockout.
“Viti 2023 ka qenë më i suksesshmi i të gjithë karrierës sime. 10 ndeshje, 10 fitore me knockout. (KO)”
Po cilën vlerëson vetë Hysa nga këto suksese të këtij viti?
“Ndeshja e fundit në Gjermani përpara pak ditësh ku u ndeshja me numrin 1 të Venezuelës, një ndeshje e mbyllur në më pak se 1 minutë duke i shkaktuar atij humbjen e parë në karrierë.”
Në muajin nëntor Nelson Hysa u bë edhe kampion I federatës WBC, i pari shqiptarë në këtë kategori dhe federatë prestigjioze. I pyetur se se cili është mendimi I tij për kaq shumë boksiera apo kampiona që qarkullojnë, ai shton:
“Me sport merren shumë njerëz, por profesionistët janë profesionistë dhe duhet të mbeten si të tillë.”
Top Channel