“E vështirë me kaq dëmtime”, Pioli: Po gabojmë shumë

23/12/2023 09:07

Milani hodhi një gjysmë hap fals në Arechi, stadium ku barazoi 2-2 me Salernitanën e vendit të fundit.

Kuqezinjtë kaluan në avantazh me Tomorin, por skuadra e Pippo Inzaghit përmbysi me Fazion dhe Candrevan.

Goli i Jovic evitoi humbjen e Milanit në minutat a fundit. Ndërkohë që anglezi Tomori është i dëmtuari i radhës.

Stefano Pioli u shfaq i hidhëruar pas ndeshjes. Ndërkohë nuk u jep shpjegim lëndimeve të shumta (21).

Keqardhje, barazim që na lë me pengje, si shumë herë të tjera këtë sezon. Nuk ishte e lehtë ta zhbllokonim si ndeshje, dhe ia dolëm. Më pas kryem gabime që nuk na lejohen t’i bëjmë. Në fund rikuperuam, duke siguruar një rezultat pozitiv. Por nuk ishte kjo performanca që kishim dëshirë të zhvillonim.

Dëmtimet e shumta? Ë vështirë, sinqerisht janë bërë shumë të dëmtuar. Tomori ndihej mirë. Një problem që duhet ta zgjidhim shpejt”./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA