Komisioneri i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Türk publikoi raporte se IDF vrau 11 burra palestinezë të paarmatosur para familjeve të tyre në qytetin e Gazës më 19 dhjetor.
Në një prononcim për Sky News, këshilltari i lartë i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, Mark Regev tha se e përshkroi raportin asgjë më tepër sesa propagandë të Hamasit.
Sipas Regev, popullit të Gazës mund t’i jepet një armëpushim “nesër” nëse Hamasi pranon të lërë të lirë më shumë se 100 qytetarë izraelitë që vijojnë të mbajnë peng.
“Ne jemi gati për një tjetër pauzë humanitare siç bëmë në nëntor,” tha z. Regev. “Populli i Gazës nuk është objektivi i operacionit tonë.”
Të paktën 11 palestinezë të paarmatosur u vranë para anëtarëve të familjeve të tyre në qytetin e Gazës më 19 dhjetor, njoftoi më herët Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
OKB-ja tha se ka marrë “informacion shqetësues që pretendon se Forcat e Mbrojtjes izraelite vranë në grup” burrat në lagjen Al Remal midis orës 20:00 dhe 23:00.
“Sipas rrëfimeve të dëshmitarëve të qarkulluara nga burime mediatike dhe Euro-Med Human Rights Monitor, ndërsa kontrollonte ndërtesën dhe civilët e strehuar atje, IDF dyshohet se i ndau burrat nga gratë dhe fëmijët, dhe më pas qëlloi dhe vrau të paktën 11 prej tyre. Burrat, kryesisht në fund të 20-ave dhe në fillim të të 30-tave, u vranë para anëtarëve të familjes së tyre”, thuhet në një deklaratë të OKB-së.
“IDF më pas dyshohet se urdhëroi gratë dhe fëmijët të futeshin në një dhomë, dhe i masakroi duke qëlluar plumba mbi ta ose hedhur një granatë në dhomë. Disa prej tyre mbetën të plagosur rëndë, duke përfshirë një foshnjë dhe një fëmijë.”
OKB ka ngritur dyshimet e një krimi lufte, por raportet nuk janë verifikuar.
Top Channel