Guvernatori republikan i Floridas Ron DeSantis tha dje atë që dyshonin të gjithë për garën e nominimit presidencial; që nuk po kuptohet nëse Donald Trump po pengohet apo po ndihmohet nga paditë e ngritura ndaj tij prej administratës demokrate dhe publiciteti krijuar prej tyre.
Zhurma dhe tensioni rreth betejave të tij ligjore mund të bëjnë të vështirë që kandidatët e tjerë të dëgjohen dhe të merren në konsideratë nga publiku, tha mes të tjerash DeSantis.
“Sikur të doja të ndryshonte një gjë, do të ishin paditë kundër Trump, do të dëshiroja të mos kishin ndodhur”, tha ai.
Ish presidenti Trump është kandidati kryesor për nominimin republikan.
Panorama elektorale pritet të bëhet më e qartë në janar, shkruan rrjeti Daily Mail, kur zgjedhjet të kryhen në shtetet e Iowa e New Hampshire.
Por sondazhet e fundit sugjerojnë se republikanët po i besojnë sërisht Trump, megjithë katër padive zyrtare dhe mundësisë reale që ai të shpallet fajtor para datës së zgjedhje në nëntorin e 2024.
DeSantis tha për rrjetin Christian Broadcasting Network se republikanët kanë mbledhur rreth ish-presidentit “llafazan” nga Manhattan, edhe pse ai ka falsifikuar të dhënat e biznesit.
“Shtrembërimi i drejtësisë mund të ndodhë dhe në zgjedhjet primare. Ndoshta kjo e bën Trump më të fortë? Ndoshta po thith oksigjenin e fushatës”, tha de Santis.
Guvernatori i Florida kishte avantazhe për të tejkaluar Trump para se të niste gara, por tani qëndron të paktën 10 pikë përqindjeje prapa tij, shkruan Daily Mail.
Por kjo duket se nuk vjen vetëm sepse Trump “po thith oksigjenin e publicitetit”, pas akuzave te rivalit se po largon votuesit e moderuar.
DeSantis vijon të argumentojë se është shumë më i mirë për t’u zgjedhur se rivali i tij.
Mes të tjerash de Santis justifikohej: “Ne jemi një republikë, jo një monarki, të gjithë kanë të drejtën për të kandiduar. Sigurisht që Trumpmund të fitojë primaret, por nuk jam i sigurt se mund të fitojë presidencën … ndërsa unë po”. /Daily Mail/
Top Channel