“Mjaçaj ka probleme nga fëmijëria”/ Karamuço: Është ushtari dhe korrieri i grupeve! Gazetarja: Kush ia pagoi paratë…

20/12/2023 23:10

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, duke analizuar profilin e Sokol Mjaçaj në Top Story, thotë se ai ka probleme që nga fëmijëria që arriti të vrasë dy turistët çekë në 2025-tën.

Sipas Karamuços, Mjaçaj luan rolin e ushtarit dhe korrierit të grupeve brenda në burg, ndërsa gazetarja Dorjana Bezat ngriti pyetjen se kush ia pagoi 300 euro për futjen e celularit brenda, pasi familjen e ka në kushte të mjerueshme.

Karamuço: Ai ka çrregullime, dhe kur vret qesh. Ka probleme të forta që nga fëmijëria. Cekët i grabiti kur hyri në makinë, mbante kallashnikov Ky është imcak, i drejton kallashnikovin çekut, mirëpo si duket shtie direkt. Nuk donte ta vriste ka thënë, dhe vrau aksidentalisht dhe gruan e tij, Sociopatët nuk bashkëpunojnë kurrë, ai fsheh të vërteta.  

Dorjana Bezat: Familja është në kushtet e mbijetesës, të fusësh një celular në burg… atij i janë kapur dy celularë në Fushë Krujë dhe Peqin, Kush ja paguan 300 euro atij për futjen e celularit. Me kë do flasë ai në celular…

Karamuço: Është ushtari dhe korrieri i grupeve brenda. Ky e di që do jetojë gjatë në burg, merr garanci që do e sigurojnë këta nga jashtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA