Marine Le Pen lavdëron “fitoren ideologjike” për kompromisin e ligjit të emigracionit në Francë

19/12/2023 19:05

E majta dhe e djathta franceze arritën sot një marrëveshje për ligjin e kontestuar të emigracionit, çka u vlerësua nga e djathta si një “fitore ideologjike”.

“Në gëzohemi për këtë avancim ideologjik që më në fund i jep avantazh francezëve në krahasim me të huajt në territorin tonë, si dhe akses në një numër shërbimesh sociale”, tha kryetarja e të djathtës ‘Mitingu Kombëtar”, Marine Le Pen,

“Megjithëse ka kushte të caktuara që të huajt të përfitojnë shërbimet e mbështejes sociale, ne besojmë se ato nuk janë mjaftueshëm të ashpra dhe lënë pas dore qytetarët francezë”, shtoi Le Pen.

Ndërsa kryeministrja Elisabeth Borne, refuzonte qëndrimet e të djathtës duke i quajtur “refuzues të të huajve”.

“Ata dalin me slogane dhe kërkojnë që të ndryshojnë tekstin tonë duke përfshirë qëndrimet e tyre. Fjalët kanë një kuptim zoti kryetar, dhe e djathta radikale është kundër të huajve, kurse ne besojmë te integrimi i të huajve. Ne mbrojmë të drjetën e azilit zoti kryetar Chassaigne”, tha mes të tjerash në parlament Borne./AFP/

FOTO GALERI
2/3
Elisabeth Borne, refuzonte qëndrimet e të djathtës duke i quajtur “refuzues të të huajve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA