Presidentja e Hungarisë Katalin Novak priti sot me nderime ushtarake presidentin turk Rexhep Tajip Erdoğan në sheshin kryesor të Budapestit, në vizitën e ti të dytë brenda katër muajve.
Zhvillimi vjen teksa Erdogan tha se kërkon lidhje më të afërta me kryeministrin Viktor Orban, si dy vendet e vetme të NATOs që nuk kanë rartitfikuar pranimin e Suedisë, pas nisjes së konfliktit në Ukrianë.
Turqia ka bllokuar aplikimin e anëtarësimit nga Stockolma, që prej vetos së Erdogan në qershor
Ndërsa në fillim të muajit Erdogan e kushtëzoi pranimin e aplikimit të Suedisë, me aprovimin e kërkesës së Ankarasë për marrjen e avionëve gjuajtës F-16.
Vizita e Erdogan koinçidon dhe me përvjetorin e 100-të të marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Ne dëshirojmë të forcojmë lidhjet tona në sektorë si mbrojtja dhe energjia, pasi aty kemi pasur bashkëpunimin më të mirë”, tha sot Erdogan duke shtuar se dy vendet kërkojnë gjithashtu të rrisin volumin tregtar në 6 miliardë dollarë, nga 4 miliardë aktualisht.
Erdogan u prit me nderime ushtarake në Sheshin e Heronjve në Budapest dhe më pas iu dha si dhuratë një kalë i racës Nonius.
Në konferencën e shtypit, Orban tha se vendi i tij ishte “në kërkim të aleatëve fitimtarë”.
“Turqit dhe hungarezët do të jenë fitimtarë në shekullin e 21”, tha Orban duke shtuar se vendet nënshkruan marrëveshjen e “partneritetit të avancuar strategjik”.
Budapest argumenton refuzimin e aplikimit të Suedisë me “mendësi armiqësore” të përfaqësuesve të saj në lidhje me kritikat ndaj rendit ligjor të Hungarisë.
Top Channel