Krokodilët dalin në rrugë pas përmbytjeve të papritura në verilindje të Australisë

18/12/2023 18:47

Shirat e rënda e të papritura kanë përmbytur zona të gjera në shtetin Queensland në verilindje të Australisë, duke detyruar njerëzit të presin grupet e shpëtimit mbi çatitë e tyre.

300 njerëz u raportuar se u evakuan mbrëmjen e djeshme pas vërshimeve, teksa qyteti Cairns – me rreth 160,000 banorë raportonte rrezik për rezervat e ujit të pijshëm.

Zyrtarët thonë se javën që shkoi në Cairns ra rreth 2 metra shi.

Një ciklon i papritur tropikal solli sasi të mëdha reshjesh në 24 orët e fundit dhe zyrtarët e motit thanë se situata mund të përkeqësohet.

Aeroporti i Cairns Airport u mbyll sot për disa orë prej ujit në pistë.

Evakuime po kryheshin në veri të Queensland dhe nga më të goditurit ishte komuniteti i veçuar indigjen në Port Douglas, që ishte izoluar krejtësisht nga reshjet.

Nëntë banorë vendas ishin detyruar të kalonin natën duke pritur në çatinë e një spitali para se të ndihmoheshin nga grupet e shpëtimit.


Rrugët e hekurudhat ishin dëmtuar ndërsa disa mijëra banesa e biznese kishin mbetur pa energji elektrike.

Mes problemeve të përmbytjes në veri të Queensland banorët duhet të përballeshin me frikën e kroodilëve që ishin parë duke ecur në rrugë.

Rrjeti vendas ABC kishte regjistruar një video të një krokodili në Ingham që më pas u zhvendos nga zyrtarët./Independent/

FOTO GALERI
2/3
Rrugët e hekurudhat ishin dëmtuar ndërsa disa mijëra banesa e biznese kishin mbetur pa energji elektrike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA