Një gjykatë në Vatikan ka dënuar sot me pesë vjet e gjysme burg kardinalin e lartë Angelo Becciu për krime financiare.
“Ne besojmë se gjyqi demonstroi pafajësinë e kardinalit dhe sigurisht do të apelojmë,” tha avokati Fabio Viglione, përfaqësues i atij që dikur konsiderohej si kandidat për papë .
75 vjeçari Becciu ka qenë dikur këshilltar i Papës dhe bëhet zyrtari më i lartë që del para gjykatës kriminale në Vatikan.
Avokati Viglione tha se e respektonte dënimin, që përfshinte dhe një gjobë 8,000-euro, por do të apelonte për të treguar pafajësinë e Becciu.
Kardinali është akuzuar për përvetësim të fondeve, abuzim me postin dhe ndërhyrje me dëshmitarët. Më parë ai ka qenë mes të akuzuarve në një gjyq mbi investime të këqija korruptive të Vatikanit për blerjen e një prone luksoze në Londër.
Në cështje përfshiheshin gjithashtu disa zyrtarë e ish-zyrtarë të Vatikanit të akuzuar për një seri krimesh financiare, të cilët u shpallën fajtorë të gjithë, përveç ish-sekretarit të Becciu, Mauro Carlino.
Gjykata urdhëroi konfiskimin e rreth 166 milion euro prona dhe kërkoi kompensimin e palëve civile në shumën rreth 200 milionë euro.
Gjyqi hodhi drejtë mbi financat e errëta të Selisë së Shenjtë për të cilat Papa Francesku thotë se kërkon të spastrojë.
Becciu u shpall fajtor për përvetësim me anë të miratimit të investimit $200 milionë në 2013-2014 në një fond të drejtuar nga financieri Raffaele Mincione, që ishte diçka e rrezikshme dhe kilenteliste.
Top Channel