Kisha në Stokholm celebron ditën e Santa Lucia, si hapje të sezonit të Krishtlindjeve

14/12/2023 18:48

Besimtarë ishin mbledhur mbrëmë në kishën Kungsholm, në kryeqytetin e Suedisë për të ndjekur celebrimet tradicionale të Santa Lucia, që shënojnë nisjen e sezonit festiv të Krishtlindjeve.

Pjesëmarrësit në ceremoni mbanin qirinj dhe këndonin në nder të figurës mitike të Lucia, e cila supozohet se sjell dritën në dimrat e ashpër në Suedi.

Festivali i Santa Lucia celebrohet në të gjitha vendet skandinave si dhe në pjesën suedisht folëse të Finlandës më 13 dhjetor.

Dita njihet thuajse në të gjitha vendet kristiane që kujtojnë martiren Santa Lucia, e cila besohet se është vrarë nga romakët në vitin 304 prej besimit të saj te patundur.

Në Kopenhagen të Danimarkës, celebrimi u mbajt në ujë, me një varg prej 300 kajakësh tradicionalë që kalonin në portin e qytetit, në ritualin që kryhet prej vitit 2006.

Edhe në Itali pritja e ditës së Santa Lucia sjell një atmosferë festive sidomos për fëmijët që në këtë kohë shkruajnë letrën me kërkesat për dhuratat e Krishtlindjeve.

Ndërsa të rriturit tringëllojnë këmbana në qytet dhe nga dritaret për të “njoftuar” se shenjtorja po kalon me gomarin e saj, sipas besimit.

Dita njihet gjithashtu si një celebrim për gratë e quajtura ‘Lucia’.

FOTO GALERI
2/5
Dita njihet gjithashtu si një celebrim për gratë e quajtura ‘Lucia’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA