Demokrati Tomor Alizoti krahas autokritikës për opozitën i është kthyer ashpër edhe shumicës socialiste sa i përket qeverisjes, duke theksuar se Shqipëria po rikthehet në autokraci me personalizimin e pushtetit nga kryeministri Rama.
“Mendoj që problemi i Shqipërisë është që ne vijojmë të rikthehemi në autokraci, ku autokracia është personalizimi i pushtetit. Shikoni kongreset në politikën ku jetojmë. Shikoni kongreset e PS-së, sepse kongreset e PD-së janë bërë qesharake. Unë e kam kurajën ta them një gjë të tillë. Por kongreset e Partisë Socialiste me luftën për dashurinë ndaj liderit, janë të tmerrshme, të neveritshme, marksiste leniniste. Biles në kohën e Stalinit thuhej se njerëzit kishin frikë të pushonin duartrokitjet, ju dhimbnin duart por kishin frikë sepse mund të përfundonin në kampet e përqëndrimit.
Lideri që mundi Rusinë, drita, hëna dhe dielli. Dhe mu kujtua ajo kënga, sepse unë jam i atij brezi, “Enver Hoxha tungjatjeta”. Aty ka dy rreshta “zërin e shqipes lartë e ngjite dhe kët’ popull në dritë e qite”.
Rreshti i njerëzve mbi 40-vjeç që depersonalizohen në një parti e cila drejton Shqipërinë. Si mund ta prodhoj demokracinë kjo. Personalizimi i pushtetit…”- tha Alizoti për “Top Story”.
Top Channel