Vazhdon kriza për Verona-n, Lazio ngec në “Bentegodi”

09/12/2023 17:05

Verona-Lazio ndajnë pikët në javën e 15-të të Serie A, me vendasit që e mbyllën sfidën me dhjetë lojtarë.

Miqtë dominuan ritmin gjatë gjithë sfidës, megjithatë në fund ndeshja përfundoi me barazimin 1-1. Në minutën e 23’ i asistuar nga Felipe Anderson, Zaccagni zhbllokoi sfidën dhe kaloi Lazio-n në avantazh.

Skuadra e Sarrit mundi ta mbante avantazhin deri në minutën e 70, pasi në atë moment Henry barazoi për vendasit.

Ndërsa në minutën e 77’ Verona mbeti me dhjetë lojtarë, pasi Duda mori kartonin e dytë të verdhë, por miqtë nga ana e tyre nuk ia dolën që ta shfrytëzonin superioritetin numerik.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit, Elseid Hysaj u aktivizua në minutën e 29’ në vend të Marusic dhe më pas la fushën në minutën e 84’.

Në fund ndeshja u mbyll me rezultatin 1-1, me Verona që nuk po mundet të kthehet te fitorja që nga java e dytë e Serie A, teksa Lazio ngec pas dy javëve.

Pas javës së 15-të të Serie A, Verona renditet në vend të 18-të me 11 pikë, teksa Lazio në vend të tetë me 21 pikë./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA