UEFA ka nisur hetimin për audion e skenës së seksit, që u dëgjua një ditë më parë gjatë hedhjes së shortit Euro 2024.

Zhurmat u dëgjuan në kohën kur u zbulua emrin i Zvicrës, që iu bashkua Grupit A me Skocinë, Hungarinë dhe Gjermaninë mikpritëse.

Një incident i ngjashëm ndodhi në BBC në ndeshjen e janarit për Kupën FA mes Liverpool dhe Wolves.

Daniel Jarvis, që krijon kontent humoristik në “YouTube” mori përgjegjësinë për të dyja këto “shaka”.

“Ishim ne, futëm telefonin atje, telefonuam dhe zhurma nisi të dëgjohej në shortin e Euro 2024”, tha ai në platformën “X”.

“Ka një zhurmë këtu… që tani u ndal”, tha mikëpritësi i shortit dhe njëherazi zëvendës sekretari i përgjithshëm i UEFA-s , Giorgio Marchetti, duke u drejtuar nga regjia, ndërsa tingujt u ndalën menjëherë. “Në rregull, nuk ka më zhurmë…” shtoi ai.

Megjithatë, zhurmat rifilluan menjëherë kur Italia u tërhoq si ekipi i fundit në Grupin B së bashku me Spanjën, Shqipërinë dhe Kroacinë, përpara se të vazhdonin për pjesën e mbetur të shortit.

Gjatë mbulimit të FA Cup, prezantuesi Gary Lineker dhe ekspertët Paul Ince dhe Danny Murphy u befasuan kur zhurma të ngjashme u dëgjuan gjatë një transmetimi nga Stadiumi Molineux. Më pas, u gjet celulari i vendosur aty dhe BBC i kërkoi falje shikuesve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA