Një shtetas shqiptar është ekzekutuar mbrëmjen e së enjtes nga persona ende të pa njohur, në rrugën Atlantos 44 në lagjen Palio Faliro.

Policia njoftoi se viktima është i njohur me dy identitetet. Thimi Deoboniku ose Prifti, i datëlindjes 18.1.1967 nga Berati, u qëllua në kokë me dy plumba të kalibrit 9mm.

Ai u dërgua në spitalin Evangjelizmos të Athinës ku mjekët nuk mundën ta mbanin në jetë. Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e autorit i cili ishte i maskuar dhe u largua me një motoçikletë.

Burime policore thanë se viktima kishte precedentë të mëparshëm kriminale që kishin të bënin me trafikun e drogës, madje i ka qenë edhe i dënuar për këtë vepër penale.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel