Mafiozi italian i dha shtetit një ishull artificial në Dubai për të ulur dënimin e tij

28/11/2023 20:15

Një tregtar droge italian i ka bërë një ofertë jashtëzakonisht bujare qeverisë së vendit të tij, me shpresën për të ulur dënimin e rëndë që po përballej.

Raffaele Imperiale dhuroi një ishull artificial që zotëronte në brigjet e Dubait në Emiratet e Bashkuara Arabe, u zbulua gjatë një gjyqi në Napoli. Midis 20 të pandehurve është Imperiale, një trafikant famëkeq droge i Camorra, mafia napolitane.

I kërkuar për pesë vjet, Imperiale u arrestua në Dubai në gusht 2021 dhe u ekstradua në Itali në mars 2022.

Ai kishte blerë ishullin e ‘Tajvanit’ gjatë kohës që ishte fshehur. Vlera e ishullit llogaritet në 60-80 milionë euro dhe është pjesë e një arkipelagu artificial të quajtur “Kosmos” dhe ka formën e hartës së botës.

Imperiale, i cili përballet me 14 vjet e 10 muaj burg, po përpiqet të tregojë gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me autoritetet për të ulur dënimin, shkruan Guardian.

Ai besohet të ketë qenë udhëheqësi i një karteli të madh droge, së bashku me kriminelin më të kërkuar të Hollandës, Ridwan Taghi, kreun e bandës irlandeze Daniel Kinahan dhe trafikantin boshnjak të drogës Edin Gatsanin. Kinahan, babai dhe vëllai i tij mbeten në kërkim.

Autoritetet italiane e konsiderojnë grupin e Imperiale si një nga 50 kartelet më të mëdha të drogës në botë të specializuar në kokainën peruane.

Imperiale jetonte bujarisht në Dubai duke shpenzuar 400,000 € në muaj për të.

Ai quhej edhe si “Boss Van Gogh” sepse kishte në posedim dy piktura me vlerë të piktorit holandez, të cilat u vodhën më 7 dhjetor 2002. Për të provuar gatishmërinë e tij për t’u bërë një informator për mafian, Imperiale ia ktheu gjithashtu pikturat Autoritetet italiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA