Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter, 99 vjeç, ka bërë sot një paraqitje të rrallë publike në shërbesën memorialë të bashkëshortes së tij Rosalynn e cila vdiq më 19 nëntor në moshën 96 vjeçare.
Carter kishte lënë shtëpinë e tij të kujdesit në Georgia, për të udhëtuar drejt kishës në Atlanta, ku nga një karrige me rrota bënte homazhet për Rosalynn.
Ulur pranë Carter në kishë ishin presidenti aktual Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden, të cilët shikonin teksa arkivoli i Rosalynn sillej brenda.
Bashkë me ta shihej dhe ish-presidenti Bill Clinton dhe Hillary Clinton, dhe disa ish zonja të para si Melania Trump, Michelle Obama e Laura Bush.
Rosalynn Carter ka vuajtur nga demenca dhe vdiq vetëm dy ditë pasi u vendos me të shoqin në shtëpinë e kujdesit në Plains, Georgia.
Numri i madh i figurave politike që kishin ardhur tregon vlerësimin e tyre për Rosalynn Carter e cial ishte një aktiviste për sëmundjet mendore pas kohës në Shtëpinë e Bardhë.
Carter humbi në përpjekjen e rizgjedhjes në vitin 1980 ndaj Ronald Reagan, dhe më pas bashkë me gruan thuhet se u morën me bamirësi duke ruajtur një profil të ulët.
Shërbime presidenciale funeral mbahen për të gjithë ish-presidentët.
Çifti Carter ishin martuar në 1946 dhe tashmë mbajnë rekord për dyshen presidenciale më jetëgjatë ne SHBA.
Bashkëshortja e Jimmy Carter ka qenë gjithmonë pjesë e karrierës së tij politike dhe fushatave, duke marrë pjesë dhe në mbledhjet e kabinetit, nga ku erdhi dhe rritja e profilit të ‘Zonjës së Parë’ në SHBA.
Top Channel