Zyrtarët zbulojnë rrjetin e prostitucionit të politikanëve e ushtarakëve të lartë në SHBA, por nuk japin emra (fotot)

23/11/2023 18:00

Drejtuesit e akuzuar të rrjetit të sofistikuar të bordellove të rangut të lartë i shërbenin politikanëve, ushtarakëve të lartë dhe kontraktorëve qeveritare, thanë sot agjencitë e ligjit në SHBA.

Organizatorët e rrjetit mbanin të dhëna të sakta për operacionet që arrinin në pagesa prej miliona dollarë, por hetuesit federalë nuk publikojnë ende asnjë nga emrat e klientëve.

Ata thanë se rrjeti prostitucionit vepronte në apartamente luksi në Massachusetts e Virginia, dhe se dy nga ‘konspiratorët’ e arrestuar, Han Lee e Junmyung Lee, kishin akses në fonde të mëdha.

Han përshkruhej si drejtues i skemës dhe kishte fshehur më shumë se “një milionë dollarë në fitime”.

Kontrolli në shtëpinë e 41-vjeçarit zbuloi librat e detajeve të operacioneve, para të thata, celularët dhe të dhënat financiare në mënyrë të detajuar”.

Hetuesit thanë se Han komunikonte me punonjëset e seksit me anë të një aplikacioni koreano-jugor.

“Në komunikime Han jepte përshkrimin e klientëve, shërbimet seksuale dhe çmimin e pritur. Ai caktonte planin e ditës si dhe rregullat për punonjëset e seksit”, shkruanin zyrtarët.

“Imazhet tregojnë se rrjeti i prostitucioni mbante detaje të imtësishme ditore, të cilat i kishte mbajtur për një kohë të gjatë”, shkruanin ata në raport.

Bashkëpunëtorit të Han, 30 vjeçarit Junmyung, u sekuestrua një veturë Chevrolet Corvette me vlerë rreth  $70,000, e cila ishte blerë me para të thata, që supozohet se vinin nga prostitucioni.

Në llogarinë e Junmyung u gjetën $378,365, kurse në llogarinë e Han u gjetën $965,000 që datonin prej 2019.

Prokurorët e Massachusetts shtonin se klientët e rrjetit të prostitucioni përfshinin “zyrtarë të zgjedhur të SHBA”, drejtorë të grupeve të teknologjisë, ekzekutivë farmaceutike, zyrtarë të lartë të ushtrisë, si dhe kontraktorë qeveritarë si profesorë, avokatë, shkencëtarë e ekonomistë, mes të tjerëve.

Ende asnjë e dhënë nuk është bërë publike për identitetet e klientëve të rrjetit.

FOTO GALERI
3/4
Ata thanë se rrjeti prostitucionit vepronte në apartamente luksi në Massachusetts e Virginia

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA