Sulmi në Dublin/ Protestuesit përleshen me policinë pas 4 familjarëve të plagosur nga ‘i huaji’ (fotot)

23/11/2023 21:52

Protestuesit dogjën sonte makina policie Dublin në Irlandë dhe u përleshën me oficerët në sheshin qendror Parnell Square, ku më herët një person në dukje emigrant, kishte sulmuar me thikë një grua vendase dhe tre fëmijët e saj.

Policia tha se sulmi ishte nisur nga “huliganë” te revoltuar nga ngjarja e paprecedentë në qendër të qytetit, ku i huaji kishte sulmuar në dukje pa asnjë shkak familjen vendase.

Zhvillimi vjen pas protestave të përsëritura të qytetarëve kundër politikave të pranimeve masive të emigrantëve në Irlandë nga qeveria.

Sot rreth orës 1.30 paradite një grua e tre fëmijët e saj u plagosën me thikë, teksa një prej fëmijëve, një vajzë pesë-vjeçare dhe gruaja, kanë pësuar plagë serioze.

Garda (policia vendase) tha se një person i plagosur që u arrestua në vendngjarje është me interes për hetimet. Mediat thanë se personi i dyshuar ishte në dukje i huaj.

Sonte policia publikonte pamje të përleshjeve të publikut të zemëruar që qëllonin oficerët me shishe dhe objekte të tjera pas ngjarjes së rëndë.

Policia shihej që përdorte mburoja dhe shkopinj gome për të mbajtur larg protestuesit.

Fishekzjarre dhe objekte ndezëse u përdorën kundër oficerëve dhe të paktën një automjet i tyre mori flakë.

Protestuesit sulmuan gjithashtu vetrata të kompanive të mëdha dhe një tramvaj në qendër të Dublinit.

Kreu i policisë tha se trazirat ishin nxitur nga “huliganë” të udhëzuar nga “dezinformacione” në lidhje me sulmin.

Më herët Garda kishte përjashtuar mundësinë e një sulmi terrorist dhe vlerësonte anëtarët e publikut që kishin ndërhyrë për ndalimin e sulmuesit.

Një total prej pesë të plagosurish ishin dërguar në spitalin e Dublinit, thanë autoritetet pas sulmit, duke shtuar se ata ishin tre fëmijë të vegjël, një grua dhe një burrë i rritur.

Vajza pesë-vjeçare kishte marrë plagë të rënda nga sulmi i pashpjeguar i personit.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA