Parlamenti i Afrikës së Jugut miraton mbylljen e ambasadës së Izraelit (fotot)

21/11/2023 18:05

Mocioni që kërkonte mbylljen e ambasadës së Izraelit në Pretoria, u miratua me 248 vota në favor dhe 91 vota kundër.

Zhvillimi vjen pas tensioneve kritikave të përsëritura të qeverisë së Afrikës së Jugut  për vdekjet e civilëve gjatë sulmit të Izraelit në Gaza.

Mocioni duhet të miratohet tashmë nga qeveria e presidentit Cyril Ramaphosa, i cili ka thënë më parë se qeveria e Izraelit “po kryen krime lufte dhe gjenocid në territoret e rrethuara të Rripit të Gazës” ku mijëra palestinezë kanë vdekur.

Masa ishte ngritur në parlament nga partia e majtë opozitare Luftetarët e Lirisë Ekonomike dhe u mbështet nga partia në pushtet ‘Partia e Kongresit Afrikan’, ndërsa partia Aleanca Demokratike është kryesisht pro-Izrael.

Vota erdhi gjithashtu pasi Izraeli kishte thirrur në vend ambasadorin e tij Eli Belotserkovsky nga  Pretoria, “për konsultime”.

Afrika e Jugut nuk ka ambasador në Izrael që prej vitit 2018.

FOTO GALERI
3/3
Mocioni duhet të miratohet tashmë nga qeveria e presidentit Cyril Ramaphosa, i cili ka thënë më parë se qeveria e Izraelit “po kryen krime lufte dhe gjenocid në territoret e rrethuara të Rripit të Gazës”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA