Demonstruesit kërkojnë heqjen e bllokadës ndaj Gazës në Londër (fotot)

20/11/2023 19:06

Demonstrues nga disa organizata e bamirësi u mblodhën sot në Londër në Ditën Botërore të Fëmijëve për të kërkuar veprim nga komuniteti ndërkombëtar për bllokadën mizore në Gaza.

“Ne kërkojmë që qeveria izraelite të hapë kalimet për të lejuar ushqimin, ujin e mjekimet të hyjnë në Gaza”, tha Richard Stanforth, zyrtar i organizatës së ndihmës Oxfam, jashtë sallës ku po mbahet Samiti Botërori Sigurisë së Ushqimit.

Qyteti bregdetar palestinez po mbahet nën bllokadë dhe bombardohet nga ushtria izraelite, që thotë se kërkon të eliminojë militantët që kryen sulmin e 7 tetorit në Izrael.

Që prej vitit 2007 zona është e rrethuar nga Izraeli që ka kontrolluar kalimet duke lënë në minimum furnizimet me ushqim, ujë, mjekime dhe karburant, shkruan rrjeti AFP.

Melanie Ward, drejtoresha e grupit të ndihmës ‘Medical Aid for Palestinians’ tha në protestë se OKB duhet të zbatojë rezolutat e saj për Palestinën.

“Ne kërkojmë që komuniteti ndërkombëtar dhe Këshilli i Sigurimit të zbatojë rezolutën  2147, që ndalon përdorimin e urisë së armë lufte, pasi kjo është çfarë po ndodh në Gaza”.

“Mbrojtësit e kësaj rezolulte, veçanërisht qeveria britanike duhet të veprojë për t’u siguruar që nga kjo ndërtesë të mos dalin vetëm fjalë boshe”.

Ward shtoi më tej se ky mesazh vjen nga i gjithë komuniteti i shokuar nga ajo që po ndodh në Gaza.

“Siç mund ta shihni, mesazhet këtu vijnë nga aktivistë, njerëz të zakonshëm nga i gjithë vendi që shqetësohen për situatën atje.”

“Ka rreth 1 milionë të mitur në nuk kanë ushqim në Gaza për moment. Një kolegu im në Gaza thotë se nuk ka më ushqim dhe se po jeton me 10 familje të larguara nga shtëpitë”./AFP/

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA