Çifti i pasur që ndërtuan pishinë në kopshtin e shtëpisë urdhërohen ta mbyllin pas ankesave të fqinjëve për zhurmën e fëmijëve (fotot)

20/11/2023 21:40

Një çift i pasur në Britani që hapën një pishinë pa leje në kopshtin e shtëpisë së tyre janë urdhëruar ta mbyllin tashmë nga zyrtarët pas ankesave të fqinjëve për klithmat e vazhdueshme të fëmijëve që prishnin qetësinë e tyre.

Andrew e Richelle Brooks kishin lënë rezidentët e tjerë të shtangur nga kakofonia e zhurmave prej pishinës së tyre, teksa fqinjët ankoheshin për ulërima, këngë dhe zhurma që nuk i lejonin të uleshin të qetë në kopshtet e tyre.

Fqinjët protestues thonin se pas dy vjetësh nuk mund të duronin më trazirat teksa çifti Brooks nisi të priste fëmijë të tjerë si një shkollë noti në pishinën e tyre.

Ata shtonin se zhurma ishte shumë më keq në verë kur hapej mbulesa e lëvizshme e pishinës.

Zonja e zoti Brooks ndërtuan pishinën pak pasi u vendosën në shtëpinë e tyre rreth 1 milionë dollarë në Colden Common, në Hampshire, në jug të Anglisë në 2020 bashkë me tre djemtë e tyre.

Ata pranonin se mbanin festa fëmijësh në pishinë por nuk besonin se kjo mund të shqetësonte fqinjët.

Por bashkia e Winchester tha se ata kishin shkelur rregullat duke kthyer shtëpinë e banimit në një biznes prandaj kjo duhet të ndalonte.

Shefja e këshillit bashkiak Maggie Hill, tha se ankesat e shumta ishin bërë nga rezidentët e zonës ndërsa komentet në favor të aplikimit të çiftit vinin nga prindërit e fëmijëve që merrnin pjesë në mësimet e notit dhe nga njerëz që nuk jetonin në zonë.

Ajo tha në sesion: “Ulërimat e forta e  të vazhdueshme bëjnë që rezidentët të mos shijojnë qetësinë e tyre në shtëpi ose në kopsht. Kjo rritej më shumë në motin e ngrohtë, dhe nganjëherë vijonte dhe mbrëmjeve.”

FOTO GALERI
3/7
Ata shtonin se zhurma ishte shumë më keq në verë kur hapej mbulesa e lëvizshme e pishinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA