Blegtori 55-vjeçar Nardi Murataj për gati 20 vjet i është përkushtuar blegtorisë, në rritjen mbarështimin dhe shitjen në treg të produkteve të qumështit dhe mishit të deles.
Në vitin 2004 blektori e nisi me 100 krerë dhen, dhe nga viti në vit, e rriti tufën duke arritur sot në më shumë se 300 krerë dhen në Levan të Fierit.
“Blegtoria është një profesion i vështirë pasi kërkon 24 orë shërbim ndaj tufës sē dhenve ndaj ai ka angazhuar 2 djemtë e tij ne kujdesin ndaj tufës. Ata sot marrin gati 100 litra qumësht në ditë“- tha Murataj.
Për të siguruar ushqim për blegtorinë Nardi tregon se ka marrë me qera 30 ha tokë në zonën e Levanit. Blegtori tregon se kanë marrë edhe ndihmë nga shteti, por që është e pamjaftueshme pasi vitet e fundit kostot janë rritur.
“Kemi përfituar subvencione për krerë të dhenëve por kemi nevojë për një stallë moderne dhe kjo do të sjellë edhe rritjen e tufës dhe rracave duke rritur prodhimin e qumështit. Në zonë dikur ka patur rreth 30 tufa me bagëti dhe sot numërohen 4 ose 5 tufa“- u shpreh Murataj.
Top Channel