Familja me katër persona e ushtarakes amerikane gjenden të vdekur në shtëpinë brenda bazës (fotot)

18/11/2023 21:48

Ushtria amerikane identifikoi sot familjen me katër persona që tragjikisht u gjet e maskaruar në shtëpinë e tyre brenda një baze ushtarake Georgia, SHBA, duke thënë se vdekjet makabre kishin “natyrë të brendshme shtëpiake”.

Rreshterja Meiziaha T. Cooper dhe bashkëshorti i saj Desmond Cooper u gjetën bashkë me trupat e dy fëmijëve të tyre të pafajshëm 4 e 9 vjeçarë, në apartamentin brenda bazës Fort Stewart pasditen e të mërkurës, njoftonin zyrtarët ushtarakë.

Familjarët e çiftit identifikuan fëmijët si Juice e Desmond Jr.

Zbulimi makabër e i pashpjeguar u bë pas kërkesës së një kontrolli mirëqenieje për familjen që nuk ishte parë prej ditësh.

Ushtria ende nuk ka treguar per shkakun apo mënyrën e vdekjes së viktimave dhe as autorët e mundshëm të aktit, por veprime vetëlëndimi e vetëvrasjeje janë raportuar vazhdimisht mes ushtarakëve amerikanë vitet e fundit, ashtu si dhe ato të dhunës në familje të nxitura nga krizat e depresionit dhe ankthit shoqëror.

“Mendimet tona janë me miqtë e familjarët e rreshteres Cooper në këtë kohë tragjike”, shkruante komandanti i divizionit Col. Jeremy S. Wilson në një deklaratë.

“Komuniteti ynë është tronditur nga kjo tragjedi e madhe prandaj kërkojmë privatësi dhe respekt për familjarët e të ndjerëve”, tha ushtria ne nje deklarate.

Zyrtaret thonin se Meiziaha Cooper ishte një oficere e dekoruar e kuzhinës ushtarake prej vitit 2012.

Kolegët e saj i bënin homazhe duke e përshkruar si një bashkëpunëtore të kujdesur e të dashur me familjen.

Një zyrtar shtonte se dhe bashkëshorti Desmond Cooper ishte një “ish-veteran shërbimi në ushtri”, por nuk komentonte mbi natyrën e shërbimit apo arsyet e shkarkimit të mëpasshëm.

Megjithë njoftimin e ‘incidentit të dhunës familjare’ zyrtarët thanë se ngjarja mund të hetohet si një krim.

Fort Stewart është baza më e madhe ushtarake amerikane në lumin Mississippi, rreth 70 km larg qytetit të Savannah.

Vdekja e tragjike të gjithë familjes vjen pas disa rasteve të izoluara vdekjesh po në këtë bazë, si ajo e 28 vjeçarit Shay A. Wilson, që qëlloi për vdekje 30 vjeçarin Nathan Hillman brenda kompleksit.

Disa muaj më herët një pilot i bazës u vra në një vetëvrasje me helikopterin e tij Black Hawk pranë bazës.

FOTO GALERI
3/5
Desmond Cooper ishte një “ish-veteran shërbimi në ushtri”, por nuk komentonte mbi natyrën e shërbimit apo arsyet e shkarkimit të mëpasshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA