Mediat franceze dënojnë ‘farsën’ e BE që ndalon ambalazhin tradicional të djathit vendas prej rregullave ‘të gjelbra’ (fotot)

17/11/2023 18:01

Pas rritjes së presionit ndaj direktivave të BE për ambjentin, deputetët e Parlamentit Evropian nisën amendamentet për të mbrojtur ambalazhin e drunjtë tradicional të djathit francez Camembert, i cili kërcënohej nga një ligj i i ri.

Ligjet e propozuara nga BE për riciklimin kanë sjellë zemërim në Francë, ku djathrat tradicionalë konsiderohen pjesë integrale e identitetit kombëtar.

E përdithsmja vendase Le Figaro ngriti e para alarmin duke thënë se rregullat e reja të riciklimit kërkonin të eliminonin ambalazhet e drunjta me materiale të riciklueshme si plastika, deri në vitin 2030, duke rrezikuar  “thesaret gastronomikë të Francës”.

Guillaume Poitrinal, përfaqësues i lartë i biznesit francez dhe drejtues i një kompanie paketimi me dru, mbronte veshjet e drunjtë të ushqimeve, duke theksuar avantazhet mjedisore të tyre në krahasim me alternativat plastike.

“Kutia e drunjtë është e lehtë, e degradueshme dhe e prodhuar në Francë, prandaj është shumë më e mirë se ambalazhi me naftë saudite, të përpunuar në Kinë, që më pas përfundon në oqeane”, tha Poitrinal.

Ambjentalistja Sabine Roux de Bézieux, e fondacionit mbështeste pohimet duke e quajtur zhvendosjen te plastike “të tmerrshme”.

Por shqetësimet lokale franceze shkonin përtej ambjentit teksa prodhuesi vendas Daniel Bourgeois, nga rajoni Normandy, theksonte dëmin që veshja plastike do t’i shkaktonte produktit, duke thënë se kjo ‘ndryshonte natyrën e tij’.

Përballë presionit, deputetët e PE nisën amendamentet në ligjin evropian, duke shtuar dhe nevojën e ruajtjes së praktikave tradicionale dhe kulturore./Express.co.uk/

FOTO GALERI
2/3
Përballë presionit, deputetët e PE nisën amendamentet në ligjin evropian, duke shtuar dhe ‘nevojën e ruajtjes së praktikave tradicionale dhe kulturore.’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA