Kartolina e piktorit Edi Rama për Euro 2024: Faleminderit kuqezinjve për këtë dhuratë fantastike!

17/11/2023 20:22

Kryeministri Edi Rama ka uruar kuqezinjtë për barazimin me Moldavinë. Një pikë, por një pikë e vlefshme për të bërë realitet ëndrrën e përfaqësimit nga Kombëtarja jonë këtë Europian.

“Faleminderit kuqezinjve për këtë dhuratë fantastike”- shkruan Rama i emocionuar, ndërsa e shoqëron mesazhin me një kartolinë; Euro 24, një zemër dhe shqiponja e kuqezi mbi një fushë me renditjen e skuadrave, që tregon me krenari Berlin ja ku po vijmë.

Mesazhe urimi për fitoren e merituar të Kombëtares shqiptare ka përcjellë edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

“Faleminderit kombëtares për emocionet e dhuruara dhe urime për kualifikimin e merituar në Euro 2024!”- shkruan Begaj.

Barazimi me Moldavinë i hapi rrugë udhëtimit të kuqezinjëve në Euro 2024. I duhej një pikë, dhe në Kishinau ndaj Moldavisë, Shqipëria merr pikën që i nevojitej falë barazimit me rezultatin 1-1 dhe siguron matematikisht për të dytën herë në historinë e saj pjesëmarrjen në finalet e një kampionati europian. Kuqezinjtë rezervojnë kështu vendin e tyre në mesin e kombëtareve pjesëmarrëse në Gjermani verën e vitit 2024.

Pas “Francë 2016” tanimë tanët janë një nga 24 ekipet që do luajnë në Gjermani verën që vjen. Interesant është fakti se janë katër lojtarë të Kombëtares që kualifikohen për herë të dytë në Europian. Etrit Berisha, Elsi Hysaj, Berat Gjimshiti dhe Sokol Cikalleshi, të cilët për herë të dytë shijojnë suksesin me Kombëtaren.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA