Historia tragjike e Gracie Spinks e vrarë brutalisht nga kolegu përndjekës pas refuzimeve (fotot)

17/11/2023 21:50

Në seancën hetimore të ngjarjes së rëndë në Britani u konkludua se Gracie u vra brutalisht nga kolegu i saj i fiksuar Michael Sellers – i cili e goditi me thikë teksa ajo kujdesej për kalin e preferuar në fermën Blue Lodge në Derbyshire.

E reja Gracie adhuronte të këndonte e të luante në piano, por u gjet e vdekur nga vizitorët e fermës së kuajve mbrëmjen e tragjedisë, kur ata panë gjithashtu një burrë që largohej me vrap nga vendngjarja.

Policia gjeti më vonë të vdekur kolegun e viktimës, 35-vjeçarin Sellers rreth një km larg, teksa në dukje kishte kryer vetëvrasje.

Zhvillimi i kohës se izolimit te virusit raportohet se erdhi pas një fushatë gjashtë-mujore përndjekjeje dhe refuzimesh për të cilat Gracie ishte ankuar por policia lokale nuk kishte vepruar.

Babai saj kishte mësuar se vrasësi ishte Sellers fiksuar me bijën e tij që kur ata ishin njohur në një  kompani online ku Gracie kishte punuar.

Vajza e apasionuar pas kuajve dhe kafshëve në përgjithësi po punonte gjatë verës në fermën e kuajve Xbite Derbyshire, gjatë kohës së virusit që e kishte penguar të kryente punën e saj.

Në seancë u tha se Gracie fillimisht mendonte se Sellers ishte i sjellshem, i dashur dhe ishte takuar me të disa herë jashtë pune, pranë shtëpisë së saj në Sheffield.

Por ajo vendosi ta ndërpriste miqësinë me të pas një incidenti  në dhjetor 2020 kur Sellers edhi të merrte diçka në shtëpinë e saj dhe nisi ta puthte e t’i qëndronte sipër, sa ajo u desh t’i kërkonte të ndalonte.

Gracie i kishte thënë më pas se “ishte një djalë i mirë por nuk dëshironte një marrëdhënie”, por djali nuk pranonte ‘jo’ si një përgjigje.

Në javët në vijim Gracie tregonte se shihte Sellers që e priste në rrugë teksa shkonte në stallat dhe e raportoi incidentin te pronarët.

Vajza nisi të ndjente ankth nga veprimet e Sellers që i dërgonte dhurata me anë të personave të tjerë dhe e monitoronte në rrjetet sociale.

Pas shkarkimit nga puna në stallat e kuajve prej ankesave, Sellers u monitorua nga policia që zbuloi se ai kishte përndjekur dhe vajza të tjera.

Gracie e raportoi atë në polici në shkurt 2021 – katër mua para se ai ta vriste, por zyrtarët nuk kishin vepruar për të parandaluar tragjedinë.

Vëllai i Gracie, Tom i cili kishte nisur të trajnohej si oficer policie në Derbyshire, thotë se pas vdekjes së të motrës dhe neglizhencës së autoriteteve, hoqi dorë nga detyra, teksa e përshkruante atë gjithashtu si “shoqen më të mirë”.

Ai tha se policia nuk kishte vepruar për të ndaluar vrasjen e Gracie: “Në sytë e mi ata pjesërisht e vranë atë, duke refuzuar shumë raste kur mund të kishin ndërhyrë”.

Babai i viktimës shtonte për Daily Mail: “Policia nuk bëri asgjë për të hetuar ankesat, por gjykata thotë se ata nuk mund të quhet se kanë dështuar, ky është një rreth vicioz pa zgjidhje”.

FOTO GALERI
4/7
Babai saj kishte mësuar se vrasësi ishte Sellers fiksuar me bijën e tij

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA