Fifi performoi rumba nën krahët e Luixhinos, një kërcim i cili “rrëmbeu” zemrat e jurisë së “Dancing With The Stars”.
Ata e konsideruan performancën e konkurrentes si më të mirën të ndodhur deri më tani, ku hapat ishin në sinkronin e duhur.
Valbona Selimllari: Më elegante se kurrë. Kjo ambicia jote është e paparë more Luixhino. Ia arrite edhe me Fifin.
Olta Gixhari: Bravo Xhixhi, e kishe marrë me inat. Gjithë ato padjeshka, Fifi pupël. Shumë mirë dukeshit tek rumba.
Ilir Shaqiri: Ishe shumë në rregull Fifi. Koreografia dhe padjeshkat… Kur gjëja ka lezet ka lezet. Unë mendoj që e shijove rumbën me Xhxixhin. Ti ishe sensulae në pikën e duhur dhe uroj më të mirat, të vazhdosh kështu.
Lori Bala: Më pëlqeu shumë. Unë mendoj që je më e mirë me Gracianon. Kimia që ke me të është shumë më e mirë.
Fifi: Edhe unë e di që me Gracianoin kam më shumë kimi. Edhe me Xhixhin kam punuar, por me Gracianion sërish mbetet më e mirë. Falë punës dhe bashkëpunimit me Gracianon jam sot këtu.
Nëse ju ka pëlqyer performancën e Fifit dhe Luixhinos, mund të votoni në kodin VIP10.
Top Channel