Vdes në bord zv. kapiteni i luftanijes amerikane USS Marinette (fotot)

15/11/2023 21:49

Komandati i dytë i luftanijes amaerikane Marinette ka vdekur papritur kur u gjend pa ndjenja në bordin e anijes, njoftonin sot zyrtarët e mbrojtjes dhe ata civilë në SHBA.

Komandanti 44 vjeçar Jonathan Volkle, u gjet pa ndenja në bordin e anijes më 27 tetor dhe u shpalli vdekur në spitalin e afërt të Cleveland, Ohio, njoftonte mjekësia ligjore e Cuyahoga County.

Marina e SHBA tha se nuk e njoftoi vdekjen në kohën kur ndodhi dhe as nuk i përgjigjej pyetjeve për shkakun e vdekjes së parakohshme të ushtarakut të njohur.

Një zyrtar i mbrojtjes tha për revistën ushtarake Navy Times tha se sinjalizimet paraprake tregonin se mund të ketë vdekur nga vetëvrasja.

Zyrtarët në Cuyahoga thanë sot se shkaku i vdekjes është ende nën hetim.

Luftanija Marinette është një mjet i mbrojtjes bregdetare e Marinës së Shteteve të Bashkuara. Ajo është anija e parë e porositur dhe e dyta në përgjithësi në shërbimin detar që mban emrin e Marinette Wisconsin, tjetra është Marinette, një rimorkiator i flotës së madhe të kategorise ‘Natick’.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA