Besimtarët thonë se ‘dëshmuan mrekullinë’ kur statuja e Virgjëreshës nisi të lotojë (video-fotot)

15/11/2023 16:45

Besimtarët e një kishe në Meksikë mbetën të shtangur kur panë se statuja e Virgjëreshës Maria nisi të derdhte lot, në ngjarjen e pretenduar si një “mrekulli”.

Figura e vogël e mbyllur në një mbajtëse xhami u filmua prej besimtarëve duke lëshuar lot nga sytë në kishën e El Chanal, Colima, Meksikë.

Pas raportimeve të para qindra njerëz vërshuan në kishë për të dëshmuar ngjarjen.

Video të publikuara në rrjetet sociale tregonin pikla të vogla uji që rridhnin nga sytë e statujës, poshtë mollëzave të saj.

Banori vendas Víctor Ramos tha: “Edhe neve kur qajmë na skuqen sytë, e njëjta gjë i ndodhi dhe imazhit”.

“Dy lot nisën të rridhnin. Ky është një fenomen që ndodhi këtu në kishë”.

Shumë njerëz bënin lidhjen mes lotëve të Virgjëreshës dhe episodeve të dhunës që kanë ndodhur në Colima, ndërsa të tjerë thonin se ato kishin lidhje me luftërat e pandalura në botë.

Víctor shtonte: “Ne bëjmë lidhjen mes kësaj dhe ngjarjeve të dhunshëm që kanë ndodhur këtu në komunitetin e Colima.’

Prokuroria në Colima ka raportuar se më shumë se 500 vrasje ne nje vit qe kanë ndodhur në rajonin problematik me krimin.

Vizitorja e kishës Maria Mercedes Hernandez tha se do të lutej për siguri dhe paqe, si në Colima ashtu dhe në botë.

Ndërsa të tjerë ishin skeptikë për “mrekullinë” dhe ofronin shpjegime “shkencore” për atë që ndodhi.

Profesor Luigi Garlaschelli shpjegonte se disa statuja mund të lëshojnë ujë në varësi të materialeve me të cilat janë krijuar.

Ai thoshte: “Nëse kemi një statujë bosh nga brenda e bërë prej allçie ose qeramike ajo thith ujë dhe mund ta lëshojë përsëri në rast gërvishtjeje të cipës së jashtme”, tha ai, por shumica e besimtarëve ishin më të kënaqur she versionin e mrekullisë në kishën e tyre.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel