Gazetari Dashamir Biçaku, gjatë një lidhjeje direkte për “Top Story” nga Franca, bëri një përmbledhje rreth jetës së Dritan Rexhepit në Ekuador dhe shkaqet që e detyruan të largohej nga ai vend.
Ai tregoi se Dritan Rexhepi, i cili u arrestua në Turqi, gjatë kohës që ishte i dënuar ka përdorur një raport mjekoligjor, ku tregonte se ai vuante nga një sëmundje.
Përpos këtij dokumenti i arrestuari gjithashtu ka pasur ulje dënimi për sjellje të mirë në ambientet e burgut.
Sipas gazetarit shkaku që e ka detyruar Dritan Rexhepin të largohej nga Ekuadori drejt Kolumbisë, ka qenë një përplasje me grup kriminal më të fuqishëm se ai që shqiptari bënte pjesë.
“Më 30 shtator jam nisur nga Ekuadori kam mbërritur më 1 tetor në Francë. Shkova pasi kisha një projekt personal lidhur me çështje të trafikut të drogës. Së pari Gramoz Rexhepi (Dritan Rexhepi) ka qenë në 2014 nga policia ekuadoriane sa i përket çështjeve të trafikut të kokainës lidhur me një investigim që kishin.
Është e vërtetë që kishte rolin e garantit në Ekuador, njëkohësisht edhe ndërlidhës i grupeve. Dritan Rexhepi duhet dhënë, e vërteta sipas meje, nuk ishte kreu i karteleve të trafikut të drogës. Është e vërtetë që ka pasur shumë famë për rastet e ndryshme që kanë ndodhur. Por nuk ishte njeriu më i rëndësishëm sipas mendimit tim.
Që pas daljes nga burgu në vitin 2001 në pretendimin se vuante nga një sëmundje, është larguar nga burgu aty ku po vuante dënimin. Sëmundjen nuk kam mundur ta identifikoj. Ka paraqitur një raport mjekoligjor, po ashtu ka përfituar ulje dënimi për sjelljen shembullore dhe për shkak të disa proceseve gjyqësore.
Por në vitin 2020 në Ekuador është vrarë një nga bosët ortakët, bashkëpunëtorët me të cilët Dritan Rexhepi është vrarë. Pas vrasjes së tij, Gramoz Rexhepi (Dritan Rexhepi) ka pasur një përplasje të dhunshme me një grup kriminal të kokainës në Ekuador, që ishin shumë më të fuqishëm se ai.
Ka pasur përplasje me armë, që ishte një grup shumë herë më i fuqishëm se ajo që përfaqësonte Dritan Rexhepi. Nëse do të kishte pasur mbështetje nga grupet e tjera nuk do të ishte i detyruar të largohej drejt Kolumbisë. Për shkak të përplasje u largua drejt Ekuadorit. Është një grup ku ka shqiptarë, ekuadorianë dhe meksikanë.
Dritan Rexhepi ka pasur bashkëpunim, kishte lidhje me një grup kriminal tek i cili mbështetje. Gripi kriminal që supozohet se ishte Dritan Rexhepi, rivali i tij trafikonte kokainë 1 ose 2 kontejnerë në javë. Sasia e drogës që ai shiste ishte shumë herë me e lartë”, tha gazetari.
Top Channel