Kievi, kryeqyteti ukrainas ishte shënjestra e bombardimeve intensive ruse duke rikthyer sulmet atje pas disa javësh.
Rusia nisi një sulm me raketa ndaj kryeqytetit të Ukrainës dhe goditi gjithashtu lindjen dhe jugun e vendit me dronë. Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të qytetit të Kievit, tha se forcat ruse kishin lëshuar një raketë balistike drejt kryeqytetit.
“Pas një pauze të gjatë prej 52 ditësh, armiku ka rifilluar sulmet ndaj Kievit”, shkruante zoti Popko në aplikacionin e mesazheve ‘Telegram’.“Raketa nuk ia doli të mbërrinte në Kiev pasi sistemet e mbrojtjes ajrore e rrëzuan atë”, shkruante më tej ai.
Sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës rrëzuan gjithashtu 19 dronë të prodhimit iranian ‘Shahed’ nga 31 të lëshuar nga forcat ruse gjatë një sulmi të kryer gjatë natës në rajonet jugore dhe lindore, thanë forcat ajrore në një deklaratë. Rusia ka intensifikuar bombardimet e saj ndaj porteve të Ukrainës, duke përfshirë Odesën.
Po kështu është goditur dhe infrastruktura e depozimit të grurit që nga korriku kur Moska u tërhoq nga marrëveshja për eksportimin e drithërave përmes Detit të Zi, e cila mundësonte eksportimin e drithit Ukrainës drejt vendeve që kërcënohen nga uria.Ushtria e Ukrainës tha të shtunën vonë se situata në lindje dhe në jug të vendit “mbetet e vështirë”, duke përmendur sulmet e shpeshta ajrore dhe raketore ruse, në ditën kur Ukraina e shënoi përvjetorin e parë të çlirimit të qytetit strategjik, Herson.
Top Channel