Lufta Izrael-Gaza, shpendët ndihmojnë ushtarët izraelitë të gjejnë kufomat

10/11/2023 14:05

Ohad Hatzofe, një ekolog po përdor zogj grabitqarë për të ndihmuar ushtrinë izraelite të rimarrë trupat e pajetë, në vendet ku Hamasi sulmoi më 7 tetor.

Ekologu, pjesë e Autoritetit të Natyrës dhe Parqeve të Izraelit, gjen modelet shtegtare të zogjve të shumtë duke përdorur pajisje gjurmuese GPS. Të dhënat e tij ndihmuan në gjetjen e 4 kufomave pasi iu kërkua ndihmë më 23 tetor.

Hatzofe shprehet se në gjetjen e kufomave, ai studion të gjithë rrugën e bërë nga shpendët në territoret ku mendohet të jenë vrarë kufomat dhe gjurmon se ku ndalojnë zogjtë e pajisur me GPS. Megjithëse gjurmuesit nuk ofrojnë video të drejtpërdrejtë të rrugës që bëjnë shpendët, ata mund t’i tregojnë Hatzofe se si lëvizin, në çfarë lartësie ndodhen dhe pika të tjera të dhënash, që mund të përbëjnë interes. Më pas ai e ndërlidh atë informacion me imazhet satelitore.

Nga ana tjetër, përveç ndihmës që po i jep Izraelit, ekologu po përpiqet të bjerë në gjurmët edhe të shokut të tij i cili është zhdukur së bashku e djalin e tij 12-vjeçar, pasi Hamasi sulmoi shtëpinë e tyre në Nir Oz, në një provincë në Izraelin jugor.

Ai gjithashtu shpreson që lufta të përfundojë së shpejti, pasi dëmet, si për izraelitët ashtu edhe për palestinezët janë të konsiderueshme.

Së fundi, ekologu Ohad Hatzofe shprehet: Jam shumë i lumtur që po përdor njohuritë e mia për lëvizjen e zogjve dhe sjelljen e tyre për të ndihmuar kudo që do të mundemi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA