Forma e dobët në këtë pjesë të parë të kampionatit, ka bërë që Villarreali të shkarkojë trajnerin Jose Pacheta.
‘Nëndetësja e verdhë’ ka grumbulluar vetëm 12 pikë në po kaq javë kampionat, teksa numëron vetëm tre fitore, po kaq barazime dhe 6 humbje.
Ndeshja që ‘mbushi kupën’ për trajnerin Pacheta, ishte ajo e fundjavës ndaj Athletic Bilbaos në shtëpi, ku Villarreali u mposht me rezultatin 2-3, duke konfirmuar situatën e vështirë që po kalon.
Momentalisht skuadrën do ta drejtojë drejtori sportiv Miguel Garcia, i cili do të qëndrojë në pankinë në transfertën e fundjavës ndaj Atletico Madrid në kryeqytet, ndërsa më pas do të shfrytëzohet ndërprerja e kampionatit për të emëruar një tjetër trajner./SuperSport
Top Channel