Çështja “Beleri”/ Zëdhënësi i qeverisë greke: Gjithçka ka dalë në dritë është shumë serioze

09/11/2023 19:17

Çështja “Beleri” mbetet përsëri lart në agjendën e qeverisë greke.

Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës në një intervistë telefonike në një prej kanaleve private të Greqisë ka denoncuar se dëshmitari kryesor në gjyqin ndaj tij ka pranuar se ka marrë para nga policia shqiptare, ndërsa ka kërkuar dhe ka dëshmuar me dyer të mbyllura me pretendimin se i kërcënohet jeta.

I pyetur për këtë ngjarje në konferencën për shtyp në mesditën e së enjtes zëdhënës i qeverisë ka theksuar se vetë kryeministri grek ka përsëritur se çështja e Fredi Belerit është e një rëndësie të madhe për Greqinë.

“Është çështje respektimi i të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës. Dhe gjithçka që ka dalë në dritë është sigurisht shumë serioze. Shumë serioze, para së gjithash, për vetë çështjen. Ne nuk jemi kompetent për të marrë një vendim, por ajo që u raportua dhe u dëgjua sigurisht ka një vlerë të madhe.“- shprehet zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis.

Pas publikimeve në mediat greke, edhe  zëdhënësi i qeverisë i është referuar  “progres-raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë  ku mes çështjeve të tjera që trajtohen përmendet rasti i  Fredi Belerit.

Raporti që ju i referoheni justifikon qëndrimin grek. Dhe më lejoni t’ju kujtoj se qeveria, për shumë muaj, duke parë se çfarë po ndodhte me Fredi Beleris, e ngriti çështjen në të gjitha nivelet, edhe në Parlamentin Evropian dhe në Partinë Popullore Evropiane, edhe  brenda dhe jashtë kufijve, dhe në nivel të Kryeministrit  edhe në nivel të ministrave të Jashtëm . Kjo i jep të drejtë qëndrimit tonë se kemi ngritur dhe ngremë çështjen e respektimit të shtetit të së drejtës, e cila është një kusht themelor për të vazhduar çdo diskutim. Ne vazhdojmë, megjithatë, dhe e besojmë, sepse është e rëndësishme që kjo po fillon tani dhe po pranohet nga gjithnjë e më shumë raporte dhe nga shumë më tepër palë. Dhe shpresojmë për rezultatin më të mirë të mundshëm të shfajësimit të Fredi Belerit.”– shtoi ai.

Mediat greke kanë theksuar se raporti i KE  pranon gjendjen e përgjithshme pozitive të marrëdhënieve Shqipëri- Greqi, por vë në dukje se të drejtat pronësore të minoritetit grek në Shqipëri mbeten një pikë diskutimi dhe se çështja Beleri përbën një burim tensionesh dypalëshe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA