Sa shumë puthje e përqafime në këtë takim mes Gabrielës dhe Aurelit!

Konkurrenti, që vazhdimisht ka shprehur pëlqimin e tij për Gabrielën, zgjodhi ta çojë në portin e Durrësit.

Aty i priste një skaf, që e drejtoi vetë Aureli, në një xhiro romantike në gjirin e Durrësit. Në këtë takim, pamë një anë tjetër të konkurrentit, që nuk kurseu fjalët e ëmbla dhe puthjet për Gabrielën.

Aureli: Me pëlqen deti

Gabriela: Mua më pëlqen ti

Aureli: Edhe unë vdes për ty

Gabriela: Sa i bukur është deti!

Aureli: Por ti je më e bukur se deti

Aureli: Çdo ajër që do marrësh ti, kudo të shkosh ti, do të jem edhe unë

Gjatë takimi, Aureli tregoi më shumë për jetën e tij. Duke i ofruar Gabrielës një mollë jeshile, ai rrëfeu një udhëtim me gomone, kur mbeti në det, gjatë tentativës për të emigruar jashtë Shqipërisë.

Kam mbajtur shpirtin me një mollë kur u bllokova në det. Humba një shok”, tregoi ai mes emocionesh.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel