Sa shumë puthje e përqafime në këtë takim mes Gabrielës dhe Aurelit!
Konkurrenti, që vazhdimisht ka shprehur pëlqimin e tij për Gabrielën, zgjodhi ta çojë në portin e Durrësit.
Aty i priste një skaf, që e drejtoi vetë Aureli, në një xhiro romantike në gjirin e Durrësit. Në këtë takim, pamë një anë tjetër të konkurrentit, që nuk kurseu fjalët e ëmbla dhe puthjet për Gabrielën.
Aureli: Me pëlqen deti
Gabriela: Mua më pëlqen ti
Aureli: Edhe unë vdes për ty
Gabriela: Sa i bukur është deti!
Aureli: Por ti je më e bukur se deti
Aureli: Çdo ajër që do marrësh ti, kudo të shkosh ti, do të jem edhe unë
Gjatë takimi, Aureli tregoi më shumë për jetën e tij. Duke i ofruar Gabrielës një mollë jeshile, ai rrëfeu një udhëtim me gomone, kur mbeti në det, gjatë tentativës për të emigruar jashtë Shqipërisë.
“Kam mbajtur shpirtin me një mollë kur u bllokova në det. Humba një shok”, tregoi ai mes emocionesh.
Top Channel