“Erdha për të fituar Premier League-n”/ Emiliano Martinez flet pas debutimit me Chelsea-n: Fola me dy legjenda të klubit para se të merrja vendimin 30/08 20:18
Trajneri i Salzburg, Gerhard Struber ka paralajmëruar homologun e tij te Inter, Simone Inzaghi-n përpara ndeshjes së Champions League.
Në konferencën e dhënë për mediet në prag të këtij takimi, Struber theksoi se skuadra e tij di si t’I krijojë probleme “zikaltërve” të Italisë.
“Ne e dimë se si t’u krijojmë probleme zikaltërve. Do të jetë e rëndësishme të mos u jepet kohë dhe hapësirë lojtarëve me cilësi, si Barella dhe Calhanoglu. Do të jetë e rëndësishme të shfrytëzojmë mbështetjen e tifozëve tanë”-deklaroi kreu i stolit të Red Bull Salzburg.
Top Channel