Java e kulturës hungareze u mbyll në Durrës me një koncert gala me vepra të kompozitorit të mirënjohur botëror Franc List.

Përgjatë një mbrëmjeje ekskluzive muzikore, Orkestra simfonike e drejtuar nga dirigjenti Oleg Arapi interpretoi tri kryevepra botërore të kompozitorit Franc List, si Rapsodia nr.2, Tantum Dance (Vallja e vdekjes) dhe poemën simfonike “Prelud”.

“Është një koncert dedikuar kompozitorit F. List që ka dhe 212 – vjetorin e lindjes. Jemi të lumtur që e sjellim këtë program dhe jashtë Tiranës. Ka patur shumë interes nga njerëzit dhe jemi të kënaqur që shumë njerëz i duan këto pjesë. E gjithë orkestra është përzgjedhur nga drejtori artistik Liman Maloku”- u shpreh Almira Emiri.

Duke vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve, përfaqësuesi i ambasadës hungareze u shpreh i kënaqur për larminë e aktiviteteve përgjatë ditëve të kulturës hungareze që u zhvilluan në Tiranë, Korccë, Pogradec, Vlorë dhe Durrës. Para publikut durrsak, ai theksoi se Hungaria do të mbajë presidencën e BE-së vitin e ardshëm dhe një ndër prioritetet e saj do të jetë futja e Shqipërisë në familjen e madhe të Bashkimit Europian.

“Kemi një të kaluar të këndshme, të tashme të bukur e shpresoj që e ardhmja të jetë po ashtu. Vitin tjetër do jetë dhe më bukur pasi Presidenca e BE-së do të jetë e Hungarisë dhe një nga ccështjet kycce është hyrja e Shqipërisë në BE”- tha i ngarkuari në detyrë i ambasadës Hungareze kur flet ne skene Adam Lovassy.

Koncerti u duartrokit gjatë nga artdashësit durrsakë dhe ata të ardhur nga Tirana.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA