Alket Rizai duhej të kthehej sot në burg, si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave Deputetët demokratë kanë hyrë nga dritarja për t’u futur në Kryesinë e Kuvendit.
Fillimisht kanë hyrë Bledjon Nallbati, Xhelal Mziu dhe Saimir Korreshi, të cilët kanë nxjerrë nga dritarja një karrige që të ndihmonin Flamur Nokën dhe Ervin Salianjin.
Kjo e hënë është përfshirë nga situatë e pazakontë, ndërsa Garda ka rrethuar Kryesinë.
Tetë deputetë opozitarë nuk janë lejuar të hyjnë në kryesinë e Kuvendit për shkak të përjashtimit nga Sekretariati i Etikës. Top Channel mëson se deputetët e drejtuar në Kryesi për të marrë pjesë në një mbledhje të thirrur nga Gazment Bardhi në orën 10:15 janë ndaluar nga Garda e Republikës.
Punonjës të shumtë të Gardës së Republikës ndodhen në vendngjarje, pasi kanë marrë urdhër të mos lejojnë deputetët të hyjnë në Kryesi, ndërkohë që po zhvillon mbledhjen online Komisioni i Ekonomisë, ku po diskutohet Projektbuxheti i vitit 2024.
Në këtë situatë, Flamur Noka ka kapërcyer kangjellat dhe ka hyrë në oborrin e Kuvendit.
Top Channel