“Dashuri në kohën e luftës”/ Mes debateve, Saidja i rrëmben puthjen e shumëpritur Serxhos

06/11/2023 19:22

Puntata e sotme e “Për’puthen” ishte e mbushur me tensione dhe debate, me në fokus Serxhon, Albinën dhe Saiden.

Por pavarësisht situatave, Saidja arriti t’i rrëmbente puthjen e shumëpritur pëlqimit të saj, Serxhos. Në një moment ajo është ngritur nga karrigia dhe iu afrua konkurrentit, për ta qetësuar.

Megjithëse debatet vijonin, ata kanë realizuar puthjen e parë mes tyre, por që nuk ishte i fundit, pasi të njëjtin veprim ka bërë pak minuta më pas.

Vetëm në një puntatë të “Për’puthen” Saidja dhe Serxho realizuan më shumë se një puthje.

Në lidhje me këtë veprim në programin e dashurisë reagoi edhe moderatorja Megi Pojani:

“Kjo është dashuria në kohën e luftës. Dhe ju vazhdoni të flisni ende”.

FOTO GALERI
8/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA