Protesta dhe festa në botë pas sulmeve ndaj Iranit, 23 të vrarë në Pakistan, përplasje pranë konsullatës amerikane Stuhia Ciaran që shkaktoi kaos në Francë, nuk ka kursyer as Italinë fqinjë, rajonet qendrore e veriore të të cilës janë në darën e motit të keq.
Më kritike paraqitet gjendja në Toskanë ku pesë persona kanë humbur jetën e katër të tjerë rezultojnë të zhdukur. Kreu i Toskanës, Eugenio Giani, njoftoi emergjencën rajonale duke e përshkruar situatën si vërtet tejet serioze.
“Fola me kryeministren Giorgia Meloni, ata po marrin masa për të shpallur gjendjen e fatkeqësisë kombëtare në Këshillin e Ministrave” sqaroi ai përmes rrjeteve sociale. Në Prato, një qytet pranë Firences, ku vdiqën dy të moshuar, kryebashkiaku Marco Biffoni, tha se dëmet e shkaktuara nga stuhia, ishin “shokuese”. “Duket sikur dikush të jep një grusht në stomak. Të bën të qash kur shikon këtë kërdi”, u shpreh ai.
Vërshimi ujrave preku edhe spitalin Santo Stefano të qyteti. Një tjetër viktimë u shënua nga përmbytja e një azili të moshuarish në Rosignano, pranë qytetit port të Livornos, ku u regjistruan erëra deri në 120 km/h. Në mesine të zhdukurve është edhe një zjarrfikës i cili ishte jashtë shërbimit, por po ndihmonte të atin të vendoste thaës me rërë, e duket uji e ka marrë me vete.
Shkollat janë mbyllur në Toscana, Friuli-Venezia Giulia dhe në Veneto. Guvernatori i rajonit, Luca Zaia, i paralajmëroi banorët të mos udhëtojnë. Milano dhe zonat përreth në rajonin e Lombardisë u goditën nga stuhi të forta në fillim të kësaj jave, që kanë shkaktuar dëme të mëdha atje, si dhe një rritje të rrezikshme të nivelit të ujit në liqenin e Komos. Kjo, në kohën kur ende nuk janë harruar pasojat e përmbytjeve të muajit maj në Emilia-Romagna ku 14 njerëz vdiqën dhe mijëra mbetën të pastrehë.
Top Channel