Një protestuese e ndërpreu fjalimin e përgatitur të presidentit amerikan Joe Biden në Minnesota me thirrjet për armëpushim në Gaza, duke e detyruar shefin e Shtëpisë së Bardhë të pohonte aty për aty se në territorin e munduar palestinez nevojitet vërtet një pauzë.
Rabinia Jessica Rosenberg e përmendi në fjalën e saj pozicionin që mban: Si rabine, u shpreh ajo, unë ju them se juve duhet të bëni thirrje tani në këtë moment për një pushim zjarri. Biden u pajtua me të. “Mendoj se na duhet një pauzë”, tha presidenti amerikan.
Kjo deklaratë paraqet një ndryshim në qëndrimin e administratës së tij e cila është shfaqur e palëkundur në deklaratat e saj gjatë gjithë krizës në Lindjen e Mesme se nuk do të ndikojë në mënyrën sesi izraelitët do të kryejnë operacionet e tyre ushtarake në përgjigje të sulmit të 7 tetorit të militantëve palestinezë të Hamasit.
Bideni megjithatë është përballur me një presion në rritje nga grupet e të drejtave të njeriut, nga liderët botërorë, por edhe nga anëtarët më liberalë të partisë së tij, të insistojnë se bombardimet e Izraelit në Gazë janë ndëshkim kolektiv dhe se duhet vendosur sa më parë një armëpushim. Bideni kërkoi nga kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që t’u ofrojë palestinezëve të paktën një pushim të shkurtër nga operacioni i vazhdueshëm ushtarak, i cili ka lënë mijëra të vdekur dhe e ka zhytur Rripin e Gazës në një katastrofë humanitare.
Shtëpia e Bardhë ka refuzuar që të bëjë thirrje për armëpushim, por ka sinjalizuar se izraelitët duhet ta shqyrtojnë mundësinë e një pauze humanitare për të lejuar civilët që të marrin ndihmë dhe që shtetasit e huaj atje, të largohen nga territori në një kohë kur trupat tokësore izraelite kanë avancuar drejt qytetit të Gazës, ndërsa janë përfshirë në luftime të ashpra me militantët palestinezë në zonë.
Top Channel