Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken është vënë nën kritika pasi duket se kishte veshur djalin e tij të vogël në një stil të ngjashëm me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke i dhënë dhe një flamur ukrainas për një pritje mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë.
Imazhe të eventit të pritur nga presidenti Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden tregonin Blinken pranë fëmijëve të tij teksa i biri mban një xhaketë në jeshile të errët në stilin e Zelensky, ndërsa e bija mban një flamur të verdhë e blu.
Vetë Blinken nuk kishte bërë veshje të veçantë por shakaja e Halloween me luftën nuk u prit mirë në rrjetet sociale.
My god, these people are sick. Anthony Blinken dressed his kids up as Ukraine and Zelensky for Halloween. https://t.co/WoS2L2FfcU
— Trago Cravos (@TragoCravos) October 31, 2023
“Surrealizmi është bërë realitet tashmë”, shkruante një përdorues.
“Sekretari i shtetit Blinken, vesh të birin si Zelensky për Halloween, dhe shkon takon Joe Biden”.
Një tjetër shkruante “Shfaqje kllounësh për Luftën III Botërore; Antony Blinken vesh të birin me kostum Zelensky dhe të bijën me flamur ukrainas në Shtëpinë e Bardhë”./WashingtonExaminer/
Top Channel